Shtypi serb në alarm: Murtaja e bardhë godet Serbinë

Lajme

Shtypi serb në alarm: Murtaja e bardhë godet Serbinë

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 18 mars 2018 Në ora: 08:18
Presidenti serb Vuçiq

Nuk ka mbetur medium elektronik, apo i shkruar në Serbi, që nuk e ka bërë publike apelin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili këshillon qytetarët  e tij, që të bëjnë fëmijë, përndryshe do të ngelin pa shtet dhe pa Serbi.

Image
Ballina e gazetës beogradase “Alo”

Sipas gazetës beogradase “Alo”, në numrin e saj të sotëm, gjatë këtij vikendi, bëhet e ditur se “hapi i parë më serioz i kreut të shtetit serb në dekadën e fundit, është të stimulohen nënat serbe për të lindur fëmije, të cilat do të shpërblehen me nga një ndihmë të përkohshme për fëmijën e parë një qind mijë dinarë, për fëmijën e dytë nga 10 mijë din në muaj për dy vjet, për fëmijën e katërt 12 mijë dinarë në muaj për 10 vjet dhe për fëmijën e katërt 18 mijë dinarë në muaj për 10 vjet”. Pra, nënave që lindin fëmijën e tretë dhe të katërt, sipas këtyre llogaritjeve u ndahen si shpërblim 30 mijë euro.

Shifrat alarmante tregojnë se në Serbi, popullsia, gjithnjë, po plaket. Mortaliteti është në rritje karshi natalitetit, i cili po zvogëlohet dukshëm.  

Statistikat flasin se në Serbi, në vitin 1950 ka pasur 163.297 bebe të lindura, kurse në vitin 2017, ky numër ka thyer rekordin e lindshmërisë duke u zvogëluar në 63.797 fëmijë të lindur, ko do të thotë se numri i lindjeve është zvogëluar për 99.500 sish.

Dy ditë më parë, një shqetësim të tillë presidenti serb Vuçiq e pat shprehur në Prokuple, të Sanxhakut të Nishit, gjatë ceremonisë së hapjes së objektit të ri të prodhimit BizLink, se çështja e natalitetit dhe statusi i Kosovës, janë dy problemet më të mëdha!”, të cilat, për ditë, po i dalin nga dora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat