Gjuriq: Nuk ka asnjë shenjë të marrëveshjes detyruese juridike me Kosovën

Lajme

Gjuriq: Nuk ka asnjë shenjë të marrëveshjes detyruese juridike me Kosovën

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:34
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, ka thënë se tash për tash nuk të janë njohura as shenjat më të vogla të marrëveshjes detyruese juridike të Kosovës dhe Serbisë as që mund të parashihet se çfarë kupton me këtë Bashkimi Europian, ndërsa shton se zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme është e domosdoshme për stabilitetin e kësaj pjese të Europës.

“Është e qartë se BE nuk ka qëndrim të qartë lidhur me pavarësinë e Kosovës, gjë që shihet edhe nga Strategjia për zgjerim në Ballkanin Perëndimor”, citon media serbe, të ketë thënë Gjuriq ndërsa ka shtuar se BE vetëm insiston se duhet gjetur zgjidhja afatgjatë dhe e qëndrueshme.

“Standard” ka shkruar marrëveshja historike Kosovë-Serbi do të nënshkrues në vitin e ardhshëm.

Gjuriq për “Standard”-in vjenez ka theksuar se po mbahet referendumi, në të nuk do të figurojë pyetja pavarësia e Kosovës.

Ai ka shtuar se në Serbi po mbahet dialogu i brendshëm për Kosovën dhe gjatë debateve për të, paraqiten qëndrime të kundërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat