“Gratë në të zeza”, sulmojnë ashpër presidentin Vuçiq

Lajme

“Gratë në të zeza”, sulmojnë ashpër presidentin Vuçiq

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 20 mars 2018 Në ora: 09:30
Aleksander Vuçiq

Gazeta e përditshme beogradase “Alo”, në numrin e saj të sotëm, me paralajmërim në ballinë, bën të ditur se “Gratë në të zeza”, shoqatë joqeveritare në Serbi, të zemëruara për shkak të masave për rritjen e natalitetit ashpër e sulmojnë presidentin Aleksandër Vuçiq.

Apelin e presidentit Vuçiq, për të lindur më shumë fëmijë dhe masat e shtetit të tij për ta parandaluar murtajën e bardhë, në mënyrë që vendi mos të mbetet shkret pa njerëz, si shoqëria civile ashtu edhe opozita e kanë shpallur si poshtërimin e grave, njofton gazeta “Alo”.

Për dallim nga reagimet e shumta të ekspertëve publikë në Vojvodinë dhe opozita e shoqëria civile në Serbi (rrjeti i grave i veshur në të zeza), deputeti nga Sanxhaku në Parlamentin serb, Muamer Zukurliq, sipas gazetës “Danas”, të Vojvodinës, i ka mbështetur masat e ndërmarra  nga presidenti Vuçiq, për ngritjen e natalitetit. Si duket në këtë drejtim ka zëra optimizmi edhe nga pakicat e tjera kombëtare në Serbi, të cilat nuk janë të prekura nga murtaja e bardhë dhe ngritja e lartë e mortalitetit, duke përfituar nga këto të mira financiare, që ofron shteti për stimulimin e familjeve për të lindur fëmijë.

Shembull konkret kemi Komunën e Vrajës, në Serbi, disa kilometra në afërsi të Bujanocit dhe Preshevës, me një popullsi mbi 80 për qind të komunitetit serb, në spitalin gjinekologjik, më shumë lindin nënat shqiptare dhe rome, se sa ato serbe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat