Kjo është 16 vjecarja që dyshohet se bëri vetëvrasje në Shtime

Lajme

Kjo është 16 vjecarja që dyshohet se bëri vetëvrasje në Shtime

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:54
E.Bajrami

Një e mitur ka ndërruar jetë gjatë ditës së hënë në Shtime.

Vajza e cila mendohet të jetë e moshës 16-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke rënë nga një objekt.

Magazina ka mësuar se viktima është E.Bajrami nga fshati Reçak i komunës së Shtimes.

Sipas policisë, dëshmitar i kësaj ngjarje është rojtari i objektit nga i cili dyshohet se ka rënë 16 vjecarja.

Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në pjesën prapa objektit kishte parë një femër të shtrirë dhe ai menjëherë kishte njoftuar policinë”

Ende nuk dihen rrethanat se si vajza ka rënë nga objekti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat