Hoxha: USAID ndihmon reformat e procesit integrues

Lajme

Hoxha: USAID ndihmon reformat e procesit integrues

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:05
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim Gretchen Birkle, zëvendës asistenten e Administratorit të USAID-it, Byroja për Evropë dhe Euro-Azi në Uashington, me ç’rast diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.

Në një njoftim dërguar mediave, bëhet e ditur se Hoxha, vuri në pah të arriturat e procesit integrues dhe sfidat e integrimit euro-atlantik, duke vlerësuar progresin e Kosovës në këtë drejtim. Ministrja vlerësoi si tejet të rëndësishme përkrahjen e USAID-it në realizimin e prioriteteve shtet-ndërtuese, sundimin e rendit dhe ligjit si dhe zhvillimin ekonomik.

“USAID me projektet e veta, është vërtetë përkrahje e fuqishme e qytetarëve amerikan për Kosovën. Shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen SHBA-së dhe të USAID-it, por edhe përkushtimin tonë të plotë për avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, tha Hoxha.

Ndërsa Birkle theksoi se USAID mbetet i përkushtuar në përkrahje të prioriteteve të Kosovës.

Ajo vlerësoi lart, të arriturat në procesin integrues, realizimin e MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave duke shtuar se USAID-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe fusha të tjera në interes të vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat