PDK mblidhet për herë të fundit para seancës për Demarkacionin

Lajme

PDK mblidhet për herë të fundit para seancës për Demarkacionin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajë mbledhje para seancës së Demarkacionit që pritet të mbahet sot në orën 16:00.

Shefi i GP të PDK’së ka thënë për Gazetën Express se para seancës së Demarkacionit do të mblidhen deputetët e kësaj partie për të diskutuar për temën që sot pritet të dalë në votim.

PDK është deklaruar parimisht pro Demarkacionit, mirëpo edhe në këtë parti ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi. Nait Hasani është deklaruar që nga viti 2015 kundër demarkacionit.

Megjithatë shefi i GP’së së PDK’së, por edhe kreu i partisë, Kadri Veseli, vazhdimisht janë deklaruar se 23 deputetët e partisë së tij do ta votojnë demarkacionin.

Kurse, deputetin Hasani nuk është përgjigjur se a do të marrë pjesë në seancën e Demarkacionit dhe se cili është qëndrimi i tij rreth kësaj cështjeje.

Vetëm pak ditë para se të mbahej seanca e fundit për Demarkacionin, e cila dështoi, Hasani kishte publikuar një fotografi nga kufiri i Malit të Zi, prej ku kishte thënë se “Demarkacioni nuk duhet të kalon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat