Moti i keq, anulohen katër aterrime në aeroportin e Prishtinës

Lajme

Moti i keq, anulohen katër aterrime në aeroportin e Prishtinës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:01
Foto ilustruese

Për shkak të kushteve atmosferike, erërave, mungesws sw dukshmërisë dhe reshjeve të borës sot paradite, janë anuluar katër fluturime në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Menaxheri i planifikimit të fluturimeve, Driton Hyseni ka thënë se aeroplani i Edelweiss (EW5712/5713) ka divertuar në Sofje dhe është anuluar arrija dhe shkuarja, udhëtarët në arritje pritet që nga Sofja të kthehen me aeroplan në Shtutgard prapë dhe fluturimi pritet të realizohet nesër nga EW5712/5713.

Sipas Hysenit, po ashtu edhe kompania ajrore(JP115/156) ka divertuar në SKP dhe është anuluar për në Prishtinë, , udhëtarët në arritje kanë pasur të transportohen me autobusë nga Shkupi për në Prishtinë. “JP838/839 ka divertuar në Shkup dhe është anuluar për Prishtinë, udhëtarët në arritje kanë pas të transportohen me autobusë nga Shkupi për në Prishtinë.

Si dhe kompania ajrore me aeroplan (OS777/778) ka divertuar në Tiranë-TIA, pastaj e ka realizuar fluturimin me vonese TIA-PRN-VIE. Nga TIA ka ardhur si fluturim (ferry). Udhëtarët transportohen me autobusë nga Tirana në Prishtinë”, ka thënë Hyseni. /I. Shabani/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat