"Gjermanët nesër në Beograd sjellin konceptin e marrëveshjes për Kosovën”

Lajme

"Gjermanët nesër në Beograd sjellin konceptin e marrëveshjes për Kosovën”

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:31
Angela Merkel dhe Aleksandër Vuçiç

Delegacioni i Gjermanisë nesër në Beograd sjell konceptin e marrëveshjes së obligueshme juridike, të cilën Beogradi dhe Prishtina duhet ta nënshkruajnë deri në fund të vitit, ka thënë kryetari i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq.

Përveç kësaj, ai theksoi se delegacioni do të jetë i udhëhequr të paktën nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Zyrtarët nga Berlini arrijnë me konceptin e marrëveshjes së obligueshme juridike në të cilën do të theksohet se nga Serbia nuk kërkohet që të pranojë Kosovën e pavarur, por do të kërkojnë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Janiq.

Sipas Janjiq, delegacion gjerman në Beograd arrin edhe për të marrë mbështetjen për pjesëmarrje në fazën e re të dialogut Beograd-Prishtinë, i cili nis në maj dhe i cili nënkupton se në sallë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Berlinit dhe Uashingtonit.

Janjiq tha se 90 për qind të këtyre propozimeve, të cilat i ka hartuar Berlini, ndodhet edhe propozimi i Forumit për marrëdhënie etnike, i cili është kryer në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Sipas Janjiq, marrëveshja do të thotë që palët kontraktuese do të zhvillojnë bashkëpunimin ndërmjet komunave dhe asociacioneve të tyre, lehtësimin e lirisë së lëvizjes dhe do të respektojë të gjitha komunitetet në territorin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat