Kush përfiton mbështetje financiare për lindjen e fëmijëve në Serbi, Lugina në pritje

Lajme

Kush përfiton mbështetje financiare për lindjen e fëmijëve në Serbi, Lugina në pritje

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:12
Ilustrim

Gratë që lindin në Serbi më në fund nuk duhet të brengosen. Gjegjësisht të gjitha ato që kanë lindur nga 1 janari 2018 do të hyjnë në programin qeveritar për nxitje të lindjeve sipas ligjit për financim dhe përkrahje të familjeve me fëmijë.

Siç mëson Presheva.com, ligji përsëri do të hyjë në procedurë në parlamentin e Serbisë dhe do të pësojë ndryshime.

Ndryshimi i ligjit do të fillojë të aplikohet nga 1 korriku i këtij viti, ka thënë ministri për punë, punësim dhe politikë sociale Zoran Gjorgjeviq.

Sipas tij, edhe pse ligji ende nuk ka kaluar procedurën e Parlamentit, ajo që është e sigurt është siç ka paralajmëruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të gjitha gratë që kanë lindur nga 1 janari 2018 do të hyjnë në program për nxitje të lindjeve.

Nënat paratë do t'i marrin çdo muaj në llogari të vet, dhe ajo do të fillojë të paguhet nga 1 korriku.

Sipas tij, deri atëherë ky ligj do të pësojë ndryshime për të definuar të gjitha kushtet për të aplikuar në program për nxitje të lindjeve që të mos vijë deri te keqpërdorimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat