“Heshtja e CC- Zero është turpi dhe Maja e tradhtisë ndaj votës për Demarkacionin”

Lajme

“Heshtja e CC- Zero është turpi dhe Maja e tradhtisë ndaj votës për Demarkacionin”

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:24
Haki Abazi

Analisti Haki Abazi në një koment në Facebook, është shprehur kritik ndaj Ilir Dedës dhe Mimoza Kusari Lilas.

Sipas tij, Deda dhe Kusari kanë bërë fjalime rreth kësaj cështje për të përfituar personalisht.

Ky është komenti i tij i plotë:

Keni parasysh qe dy vota ne parlament te Kusarit dhe Dedes kane mundësuar kalimin marrëveshjeve, llomotitjen koti e kanë diskurs për përfitime personale dhe kur vije puna i shkojnë Thaçit mbrapa si dy zagargjinje qe kane të lidhur ne qafe kartelat e bankës të Behxhet Pacollit! Kundërligjshëm kanë kërkuar nxjerrjen e deputeteve jashtë parlamentit.

Pacollit në anën tjetër dua t’i kujtoje dy gjëra: e para që deri sa ka qenë Rugova gjallë nuk ka guxu me u lajmërua në Kosovë dhe e dyta që personalisht Kam qenë prezent kur ka bërë manipulimin e opinionin Kosovar për Shqipe Hebibin. Ky është një mashtrues patologjik.

Heshtja e CC- Zero është turpi dhe Maja e tradhtisë ndaj votës.

Këta të gjithë nuk vendosin në emrin tonë, këta janë bashkëpunuesit e PRONTO klanit. Ky duhet të jete fundi i karrierës të ndyte politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat