Feride Rushitit i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Lajme

Feride Rushitit i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:45
Feride Rushiti

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës njofton se drejtoresha e kësaj qendre Feride Rushiti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj vizite, zëvendës sekretari i shtetit John J. Sullivan dhe zonja e parë e SHBA Melania Trump, do t’i ndajnë  Rushitit çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ky Çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Me këtë çmim do të nderohen dhjetë gra nga mbarë bota.

Sipas komunikatës pas pranimit të çmimit në Washington  Rushiti do të ndjekë Programin Ndërkombëtar për Lidership, në kuadër të të cilit do të vizitojë shtete të ndryshme në SHBA dhe do të ketë takime me organizata dhe biznese të ndryshme, me qëllim bashkëpunimi në zhvillimin e strategjive dhe ideve për fuqizimin e grave në SHBA dhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat