Veseli uron Rushitin për ndarjen e çmimit nga Departamenti amerikan

Lajme

Veseli uron Rushitin për ndarjen e çmimit nga Departamenti amerikan

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:36
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe Feride Rushitin

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka uruar Feride Rushitin për çmimin ndërkombëtar për guxim që asaj i ka ndarë Departamenti amerikan i Shtetit.

Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Rushiti ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

Postimi i Veselit:

Urime Feride Rushitit çmimin ndërkombëtar për guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zonja Rushiti ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend. Jemi krenarë që me këtë çmim tashmë janë nderuar tri gra nga Kosova: Valdete Idrizi, Arbana Xharra dhe tani edhe Feride Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat