Shefqet Krasniqi lirohet nga tri akuzat

Lajme

Shefqet Krasniqi lirohet nga tri akuzat

Më: 23 mars 2018 Në ora: 08:41
Pamje nga gjykimi

(E plotësuar) - Imami Shefqet Krasniqi, është liruar nga akuza për tri veprat penale, shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Ai sot është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari Beqir Kalludra ka thënë se nuk kanë pasur prova të mjaftueshme për veprat penale, për të cilat është akuzuar Krasniqi, andaj është liruar nga t2 gjitha akuzat.

Kalludra: I akuzuari lirohet nga akuza për tri vepra penale

“I akuzuari lirohet nga akuzat për tri veprat penale...Gjykata ka gjetur se për të tri vepra penale, nuk kanë qenë prova të mjaftueshme për ta bërë së paku të besueshme se në veprimet e të akuzuarit manifestohen elemente të veprave penale për të cilat akuzohet. Duke filluar nga tre dëshmitarët që janë propozuar. Njëri është dëgjuar, ne e kemi dëgjuar njërin. Deklaratat e tij ka qenë jashtëzakonisht kundërthënëse nga fillimi deri në fund”, tha ai.   

Pas shpalljes së vendimit për lirim nga akuza Shefqet Krasniqi tha se me këtë vendim, u vërtetua që ka drejtësi.

Krasniqi: Kjo vërtetoi se ka drejtësi

“Unë kam qenë i bindur që nga dita e parë, keni qenë të bindur edhe ju, kanë qenë të bindur dhe ata që më kanë arrestuar, kanë qenë të bindur edhe ata që kanë urdhëruar me më arrestu, kanë qenë të bindur që të gjithë kjo çfarë doli sot. Kam potencu në momentin që është ngritur aktakuza, se nëse në vendin tonë ka vetëm një shkëndijë drejtësie, kështu kam thënë, nëse ka vetëm një shkëndijë drejtësie, puna ime është shumë e qartë dhe shumë shpejtë dhe mirë dhe pa asnjë shibël, do të dal në pah. Fal Zotit kjo shkëndijë veç u vërtetua dhe u tregua se në këtë Pallat të Drejtësisë, ka drejtësi dhe sigurisht që për mua vendimi vetëm kështu ka qenë i pritshëm”, tha ai.

Ndërsa thotë se kjo aktakuzë e ngritur kundër tij, ka qenë një tendencë politike.

 Krasniqi: Kanë qenë tendenca politike

“Këto kanë qenë tendenca politike. Mase dikujt i kanë konvenuar, sido që të jetë ka qenë një shoë, një skenar që dikujt ndoshta i ka konvenuar”, tha ai.

Avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu tha se me këtë vendim, doli në pah e vërteta.

Zejnullahu: Me këtë vendim doli në pah e vërteta

“Sot u mor një vendim, me të cilin doli n pah e vërteta. E vërteta e cila dëshmon se akuzat ishin të pa baza , të pa mbështetshme dhe pa prova mbështetëse, ashtu siç parashihet me ligj. Doli e vërteta se i  mbrojturi im është plotësisht i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës”, tha ai.

Krasniqi akuzohej se përmes ligjëratave, ka shtyrë qytetarët që t’i bashkohet luftës në Siri, ka përdorur thirrje të tërthorta për të kryer vepra terroriste, si dhe sipas prokurorit, ish-imami ka përdorur gjuhë të urrejtjes gjatë ligjëratave.

Ky është vendimi për Shefqet Krasniqin

Imami i xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga të tri akuzat që rëndonin mbi të nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Krasniqi akuzohej për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Sipas aktakuzës veprën e shtytjes në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e kishte kryer nga viti 2013 deri në 2014.

Kurse atë të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri më 2016.

“Gjykata ka gjetur se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për asnjë nga akuzat”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.

Prokurori i rastit ka munguar në shpalljen e aktgjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat