Ahmeti: Mishi në Viva Fresh ka qenë në shitje jo në depo

Lajme

Ahmeti: Mishi në Viva Fresh ka qenë në shitje jo në depo

Më: 23 mars 2018 Në ora: 13:23
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë, Hysni Ahmeti,

Inspektorët e Komunës së Mitrovicës kanë konfiskuar dhe asgjësuar 1 mijë e 100 kilogramë mish nga dy qendra të mëdha tregtare në këtë qytet, pasi mishit i ka munguar deklaracioni.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se mishi ka qenë pa prejardhje dhe me afat të skaduar.

Sipas tij, sasia e konfiskuar e mishit është asgjësuar në deponinë e bërllokut në Koshtovë të Mitrovicës, ndërsa sa i përket prejardhjes së produktit, gjithçka lë mundësi të hapur.

Ahmeti: Mishi ka qenë në shitje jo në depo

“Më datë 13.02, kemi qenë në Viva Fresh, kemi hasur në mish që nuk ka prejardhje, nuk ka dokumentacion dhe ka skaduar afati i mishit …Nuk ka deklaracion, nuk ka prejardhje edhe pse dihet se një sasi ka qenë prej Gjakovës, tjetra ka qenë import dhe nuk e dimë prej nga është importuar. Në bazë të të dhënave të inspektorëve është konstatuar se ky mish nuk i plotëson kushtet me qenë në treg… Pas Viva Fresh-it kemi inspektuar edhe ETC-në dhe kemi hasur në mish që ka qenë në shitje. Unë kam dëgjuar deklaratat e përfaqësuesve të Viva Fresh-it se kinse mishi ka qenë në një depo tjetër, i ka skaduar afati, kanë pasur me transportu në një nga depotë e tyre për me bë asgjësimin, mirëpo e gjithë sasia e mishit ka qenë në shitje, nuk ka qenë në deponë e tyre rezervë, por ka qenë në shitje. ..Është edhe kërkesa për gjykatë të cilën e kemi bërë. Me procesverbal dhe të gjitha të tjerat janë 573 kilogram nà « Viva Fresh, kurse në ETC i kemi 550 kilogramë. Gjithsej i bie diku 1100 kilogramë mish që kemi larguar nga shitja dhe kemi dërguar në deponi të bërllokut në Kosohtovë për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës…Gjithçka lë mundësinë të hapur por ne nuk kemi hasur në dokumentacion që mund të dokumentojmë se ka qenë import prej Belgjikës, por vetëm dimë se një pjesë e mishit ka qenë import”, ka thënë Ahmeti. /Kosovapress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat