Vuçic komenton pse Serbia anuloi ndeshjen me Kosovën

Lajme

Vuçic komenton pse Serbia anuloi ndeshjen me Kosovën

Më: 24 mars 2018 Në ora: 00:28
Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Bruksel pasi Federata e Evropiane e Hendbollit skualifikoj Serbinë nga turneu për kualifikime për Kampionatin Botëror U21 të hendbollit për femra; ani pse serbët ishin organizatorë të turneut

Vuçiç ka diskutuar me Bashkimit Evropian edhe për protestat në qendër të kryeqytetit të serbëve, Beogradit.

Vuçic ka thënë se anulimi i ndeshjes është i arsyeshëm sepse Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën.

“Nuk mund të zhvillohet ndeshje mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos në territorin e Serbisë. Tifozët kanë vepruar me mençuri. Ata erdhën në natën para lojës dhe kënduan këngë patriotike. Ata nuk bënë telashe, ata e bënë atë me shumë mjeshtëri.”

Në fund Vuçiç ka përshendetur veprimet “mençura” dhe me “mjeshtëri” të qytaterë te tij duke thënë se siguria e tyre është synimi kryesor i tij.

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar 10-0 ndeshjen ndaj Serbisë.

Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat