Alarme për bomba në shkolla, dyshohet se po përdoret si metodë për t’u ikur provimeve

Lajme

Alarme për bomba në shkolla, dyshohet se po përdoret si metodë për t’u ikur provimeve

Më: 24 mars 2018 Në ora: 17:32
ilustrim

Sarajeva është duke u përballur me një “epidemi” të alarmeve për bombë në shkollat e saj.

Policia është e bindur se ka të bëjë me një metodë që përdoret nga nxënësit për të evituar provimet dhe kontrollet në shkolla.

Të gjitha këto telefonata kishin një të përbashkët, ato ndodhnin para se të fillonin orët e mësimit që parashikoheshin kontrolle.

Në dy javë, rreth 20 alarme të pabazuara të këtij lloji kanë mobilizuar autoritetet duke evakuar shkollat dhe universitetet, për të zhvilluar kontrollet e godinave me qendër që kërkojnë për eksploziv.

“Të gjitha ishin të pabazuara, por ne nuk mund të injorojmë asnjë, sepse bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve tanë”, sipas zëdhënëses së policisë së Sarajevës, Suvada Kuldija.

Sipas saj, “këto telefonata privilegjojnë evitimin e provimeve. Dje kishte një kontroll mbi anatominë në liceun shëndetësor”.

Në ditët në vijim, policët do të shkojnë nëpër klasa që t’i shpjegojnë nxënësve rrezikun dhe kostot që kanë këto alarme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat