Reçica: Burrat dhe gratë e kategorive të dala nga lufta janë krenaria dhe obligimi ynë

Lajme

Reçica: Burrat dhe gratë e kategorive të dala nga lufta janë krenaria dhe obligimi ynë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 17:46
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë sot se në 20 vjetorin e betejës së UcK-së në Gllogjan kujtohen ata që dhanë kontribut për lirinë e sotme.

Në një status në Facebook, Reçica ka shkruar se gratë, burrat dhe kategoria e dalë nga lufta janë obligim i shoqërisë.

Ja statusi i plotë:

Populli i Kosovës, në rrugëtimin drejt çlirimit dhe lirisë, kujton dhe është gjithmonë falënderues ndaj ndihmës së aleatëve dhe miqve tanë. Në këtë ditë, kujtojmë 19 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, që i dha epilog përpjekjeve tona për liri.

Sot, gjithashtu, kujtojmë edhe 20 vjetorin e zhvillimit të betejës së UÇK-së në Gllogjan dhe i përulemi përherë të gjithë të rënëve dhe atyre që dhanë kontributin, që ne sot të gëzojmë lirinë.

Gjithë ata burra dhe gra, pjesë e kategorive të dala nga lufta, janë krenaria dhe obligimi ynë i përhershëm, për të cilët nuk do reshtim së angazhuari dhe tu dalim zot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat