Kosovën do ta prek i nxehti afrikan

Lajme

Kosovën do ta prek i nxehti afrikan

Më: 25 mars 2018 Në ora: 15:21
ilustrim

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore të cilat nga e mërkurja do të përfshijnë edhe vendin tonë, duke ndikuar në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Sipas institutit, të hënën  dhe të martën masat e ajrit me presion të ulët do të mbesin aktive, duke krijuar një mot të vranët dhe me reshje shiu, të cilat të reshje të martën mund të jenë të izoluara nëpër disa territore të caktuara.

“Nga e mërkura ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi maksimale deri 9m/s”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat