Sipas gazetës boshnjake, Thaçi e Vuçiq janë pajtuar për krizë artificiale, këto janë qëllimet

Lajme

Sipas gazetës boshnjake, Thaçi e Vuçiq janë pajtuar për krizë artificiale, këto janë qëllimet

Më: 27 mars 2018 Në ora: 17:38
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Gazeta boshnjake “Dnjevni Avaz” ka publikuar një shkrim lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovës, ku trajtohen edhe qëllimet e pushtetarëve në Serbi dhe Kosovë, pas arrestimit spektakular të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në shkrimin e publikuar, gazeta kërkon vëmendjen e lexuese për atë që mund të ndodh në Kosovë, përkundër se nuk mund t’i mbështesë hipotezat e veta me fakte.

Sipas gazetës, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë akorduar për të krijuar një krizë artificiale.

“Duket se pala serbe është e gatshme që në mënyrë indirekte të pranojë pavarësinë e Kosovës, në këmbim që pala shqiptare të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të kënaqur sado pak serbët e Kosovës. Në shërbim të kthimit të vëmendjes kah kjo mundësi dhe kah dramatizimi i situatës, qarkullojnë informata se Vuçiq dhe Thaçi janë dakorduar për krizë artificiale, në favor të poenëve politik për vete. Siç edhe kanë shkruar disa medie më parë, Thaçi e Vuçiq veçse janë takuar në Neë York”, thuhet në këtë shkrim. 

Gazeta ngrit dyshime edhe për hyrjen e Gjuriq dje brenda Kosovës, përkundër se gjithandej veriut ishin të vendosur kordone policore dhe për shpëtimin e Selakoviqit nga arrestimi.

“Tutje, Policia e Kosovës dhe Njësiti Special, që në mëngjes bllokuan të gjitha rrugët dhe kalimet në Mitrovicë, por çuditërisht Gjuriq ia doli të kalonte të gjitha barrikadat dhe pa ndonjë problem arriti të futet në qytet së bashku me Selakoviqin. Në një moment Selakoviq (me gjasë duke ditur se gjithçka ishte inskenim), vendosi të largohej nga Gjuriqi, e siç përcjellte RTS në ato momente- – nuk dihej se për ku. Supozohet ta kenë lëshuar policët shqiptarë,në mënyrë që skenari të rridhte sipas planit. D.t.th, pak para sulmit, Selakoviq përnjeherë “zhduket””, thuhet në shkrim. 

Gazeta ka vërejtur edhe reagimet e qytetarëve serbë në Veri të Mitrovicës si dhe reagimin e Gjuriqit gjersa ishte në sallën ku mbante takim me ta, ku thuhet se Gjuriq shikonte orën gjatë gjithë kohës sikur të ishte duke e pritur dikë.

“Qytetarët e mbledhur në sallën në Mitrovicë, vërshuan më pas Facebookun, duke shkruar se Gjuriq tërë kohën ishte i qetë dhe se vazhdimisht shikonte orën (sikur ta priste dikë). She shih çudinë: sulmon njësiti Special, dhe ndodh arrestimi i tij. Qarkullon poashtu incizimi televiziv i kanalit N1 ku shihet pjesëtari i njësiti special teksa shtyn politikanin serb (që ndodhej në mes të shqiptarëve), dhe më pas njësiti hedh bomba shokuese në civilë. D.t.th polici shqiptar shtynte një politikan serb, kurse faturën e bombave shokuese e paguan qytetarët. Nga minuta në minutë arrijnë reaksione qytetare në rrjetet sociale, ku poashtu thuhet se gjithçka ishte skenar, dhe krizë e rreme. Poashtu merret vesh se pas bisedës së Vuçiqit me Putinin, Marko Gjuriq tashmë ndodhet në liri, dhe është nisur drejt Serbisë”, thuhet në fund të shkrimit të gazetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat