Kush po i ofron 1000 vullnetarë në Serbi për Kosovën?

Lajme

Kush po i ofron 1000 vullnetarë në Serbi për Kosovën?

Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:09
Serbi

Lëvizja malazeze dhe e Herzegovinës me seli në Beograd ka dënuar ashpër rastin e arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq gjatë së hënës në veri të Mitrovicës.

Kjo lëvizje ka ofruar ndihmë për siç kanë thënë në “rast të një përshkallëzimi të konfliktit” pas këtyre zhvillimeve.

“Në rast se vjen deri te përshkallëzimi i konfliktit dhe Ushtria e Serbisë do  të detyrohet të reagojë në mënyrë ushtarake, lëvizja malazeze dhe e Hercegovinës do të ofrojë në dispozicion të ushtrisë serbe 1000 vullnetarë të gatshëm për të mbrojtur atdheun e tyre”, thuhet në deklaratën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat