Kur serbi provon të kundërshtojë Njësinë Speciale, pamjet tregojnë shumëçka brenda sallës

Lajme

Kur serbi provon të kundërshtojë Njësinë Speciale, pamjet tregojnë shumëçka brenda sallës

Më: 29 mars 2018 Në ora: 08:29
Ilustrim

Të hënën e kësaj jave Policia e Kosovës ndërmori një aksion për arrestimin e drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, të cilët u futën ilegalisht në territor të Kosovës.

Policia arriti që të arrestojë Gjuriq përderisa po zhvillonin një takim me serbët e tjerë në veri të Kosovës si dhe përfaqësues të Serbisë, lidhur me zhvillimet në Kosovë si dhe dialogun në mes dy vendeve.

Është pikërisht Ministria e Punëve të Jashtme që kisthe refuzuar kërkesën e Gjuriq, disa ministrave të tjerë dhe Selakoviq-it.

Ndërkohë pas arrstimit të Gjuriq, ai u soll në stacionin ‘Qendra’ në Prishtinë duke u përcjell më pas nën masa të shtuara të policisë në Merdare për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe.

Në kohën kur Gjuriq u arrestua, shumë prej serbëve u munduan ta kundërshtonin këtë gjë. Në një moment kur pjesëtarë të Njësive Speciale të Kosovës po kërkonin Selakoviq në sallën ku po mbanin fjalime, vërehet se si njëri prej serbëve kundërshtonte hyrjen e policisë në sallë përderisa shumë të tjerë qëndronin kokulur. Ndryshe pjesëtarët e policisë shihen të vepronin në mënyrë shumë korrekte me secilin person që gjendej brenda sallës.

Selakoviq pak para se të arrestohej Gjuriq po mbante një fjalim ku po u premtonte serbëve se nuk do të heqë dorë prej tyre.

Më poshtë shihni disa pamje nga një kënd tjetër, të papublikuara më parë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat