Haradinaj tregon për operacionin sekret turk në Kosovë- gylenistët u dëbuan dje para mesditës

Lajme

Haradinaj tregon për operacionin sekret turk në Kosovë- gylenistët u dëbuan dje para mesditës

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:25
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj e ka konfirmuar se 6 shtetasit turq tashmë janë deportuar në shtetin turk. Ai këtë e tha në fjalimin e tij në Kuvend.

Kryeministri tha se gylenistët u dëbuan dje para mesditë.

"Informatat që kam mujt me i mbledh unë ata në mesditë veç  kanë qenë në Turqi. D.m.th transporti e çdo gjë ka qenë paraprakisht e koordinuar", ka shtuar ai.

Haradinaj foli edhe për shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj dhe atij të AKI'së, Driton Gashit.

Kryeministri e sqaroi se kërkesa për shkarkimin e të dyve është i parevokuar.

Policia e Kosovës dje arrestoi dhe deportoi gjashtë shtetas turq. Tre liderët e shtetit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e edhe Ramush Haradinaj, thanë se nuk ishin të informuar për aksionin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat