Zyrtari i lartë turk thotë se Turqia i ka bërë favor Kosovës, ka edhe një sugjerim për Haradinajn

Lajme

Zyrtari i lartë turk thotë se Turqia i ka bërë favor Kosovës, ka edhe një sugjerim për Haradinajn

Më: 3 prill 2018 Në ora: 11:33
Erdogan- Gulen

Autoritetet turke e kanë marrë me vrull ekstradimin e anëtarëve të FETO-s që jetojnë jashtë Turqisë. Pas arrestimit të 6 gylenistëve në Kosovë, tani kryeministri turk synon që edhe në Bosnjë ta bëj të njëjtën gjë, duke e paralajmëruar shtetin për rreziqe nga kjo organizatë. Ndërkaq, zëvendëskryministri turk, thotë se Turqia i ka bërë nder Prishtinës që i ka arrestuar 6 shtetasit e vet që jetonin dhe punonin në Kosovë.

Kryeministri turk Binali Yildirim ka paralajmëruar Bosnje Hercegovinën se organizata FETO,  e konsideruar terroriste në Turqi, mund ta dëmtojë edhe atë sikurse Turqinë.

Televizioni “Hayat” në Bosnjë ka transmetuar një intervistë me Yildirimin të bërë gjatë vizitës së tij të fundit në Bosnjë.

Në këtë intervistë kryeministri turk ka thënë se FETO i ka bërë dëm të madh Islamit, duke shtuar se kjo organizatë është aktive edhe në Bosnjë.

“Kurrë nuk duhet t’i toleroni aktivitetet e FETO-s”, ka thënë Yildirim.

“Ka vrarë njerëz pa mëshirë dhe ka shkatërruar të gjitha vlera tona të shenjta”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri turk Hakan Çavusoglu ka thënë më 2 prill se Ankaraja i ka bërë një favor Prishtinës duke i marrë anëtarët e organizatës FETO në Turqi, gjatë aksionit të përbashkët mes shërbimeve inteligjente të Kosovës dhe Turqisë.

“Situata që u krijua në Kosovë me dëbimin e 6 anëtarëve të FETO-s është një nder i madh që Turqia ia ka bërë Kosovës lidhur me sigurinë dhe të të ardhmen e vet”, ka thënë ai.

Madje, ai i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe autoriteteve tjera që ta shohin këtë zhvillim nga kjo perspektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat