Java që çrregulloi Kosovën

Lajme

Java që çrregulloi Kosovën

Më: 3 prill 2018 Në ora: 23:48
Ilustrim

Me 21 mars Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi duke i dhënë fund kështu një beteje tre vjecare të bllokimit dhe çrregullimit të funksionimit të shtetit, duke rritur shpresat për kosovarët që së paku të udhëtojnë lirshëm pa viza.

Ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi

Por një javë pasi shteti i Kosovës u qetësua, erdhi një “furtunë” tjetër e ngjarjeve që çrregulluan shtetin.

Me 26 marsi do të njihet si data kur Njësia Speciale e Kosovës, hyri në pjesën veriore të vendit, dhe arrestuan drejtorin e ashtuquajtur Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Ai u arrestua pasi që kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës, për të mbajtur një miting me serbët e veriut të Mitrovicës. Pas arrestimit ai u soll me pranga në Prishtinë, ku qëndroi për disa kohë dhe pastaj u deportua për në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë (Merdare).

Arrestimi i tij dhe “zvarritja” për më shumë se 100 metra para Stacionit Policor në Prishtinë, ngjalli reagime të shumta. Shumëkush e komtoi këtë ngjarje si të duhur për imazhin e Kosovës, e të tjerë si një moment ku do të përfitojë shteti i Serbisë, në arenën ndërkombëtare. Krerët institucional vlerësuan se me këtë akt vendi tregoi shtetësinë dhe sovranitetin e saj, duke thënë se të tilla raste do të përsëriten edhe në të ardhmën nëse politikanët serbë tentojnë ta bëjnë të njëjtën gjë, siç e bëri Gjuriq.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat