Publikohen “përgjimet” Thaçi dhe Erdogan, kështu iu kërcënua presidenti turk

Lajme

Publikohen “përgjimet” Thaçi dhe Erdogan, kështu iu kërcënua presidenti turk

Nga: P.R Më: 5 prill 2018 Në ora: 14:51
Rexhep Taip Erdogan dhe Hashim Thaçi

Në javën e fundit, në Kosovë ndodhi një gjë aspak e hijshme për shtetin tonë. 6 shtetas turq me banim në Kosovë, u arrestuan e më pas u dëportuan në Turqi, me kërkesën e këtij shteti, pasi ata konsiderohen si anëtarë të lëvizjes “FETO”.

Deri më tani askush nga krerët shtetëror nuk ka marr përgjegjësi për atë se kush kishte dhënë urdhër për arrestimin e tyre. Në debatin e djeshëm në Kuvend, pothuajse shumica e deputetëve gishtin e drejtuan kah Presidenti Thaçi.

Ndërsa, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video satirike. Shqiptarët, edhe njëherë kanë dëshmuar prirjen e tyre për humor. Duke marr si shembull përgjimet “Pronto” në të cilat presidenti Thaçi ishte aktori kryesor, ata kanë bërë një video, që sipas asaj që kanë shkruar në facebook, aty janë përgjimet Thaçi-Erdogan.

Për më shumë ju ftojmë ta shikoni këtë video satirike:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat