Vulin e quan Haradinajn “terrorist”: Po kërcënon paqen, dialogun në Bruksel dhe serbët në Kosovë

Lajme

Vulin e quan Haradinajn “terrorist”: Po kërcënon paqen, dialogun në Bruksel dhe serbët në Kosovë

Më: 5 prill 2018 Në ora: 23:22
Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë “se nëse BE-ja nuk ka kapacitete ta ndihmojë Kosovën, atëherë do të duhej të kërkon diku tjetër ndihmë”, duke i quajtur si kërcënim për paqen dhe dialogun në Bruksel, dhe mbi të gjitha për serbët në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë ka paralajmëruar se Haradinaj mundet të bëjë me dhunë dhe duke bërë thirrje për dhunë ta rrezikojë paqen.

“Terroristi do ta përsëriste krimin për të cilin nuk është dënuar. Pasi që Haradinaj ka akuzuar BE-në, më intereson të di nëse Bashkimi Evropian do të bëjë thirrje për përmbajtje për të dyja palët, ashtu siç zakonisht bën kur Prishtina sulmon Beogradin”, ka shtuar Vulin.

Gjatë një interviste, Vulin ka deklaruar se Haradinaj ka filluar dëbimin e serbëve, por këtë nuk e ka përfunduar.

“BE duhet të tregojë se deri kur do të tolerojnë që të kërcënohet paqja që po ndodh nga Prishtina”, ka shtuar Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat