Hoxhaj: Daçiq flet për ndarje të Kosovës në emër të Rusisë

Lajme

Hoxhaj: Daçiq flet për ndarje të Kosovës në emër të Rusisë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 16:24
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka folur për ndarjen e Kosovës.

Hoxhaj tha se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë.

“Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, por edhe për Bosnjën dhe njëherësh i shërben interesit rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Daçiq tha sot se Prishtina do të pranonte ndarjen e Kosovës, por nuk po e lejojnë ta bëjë këtë fuqitë e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat