Vulin: Vuçiq do të luftojë për Kosovën

Lajme

Vulin: Vuçiq do të luftojë për Kosovën

Më: 8 prill 2018 Në ora: 14:19
Aleksander Vulin

Ministri i Mbrojtjes i i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se pas shumë kohësh Serbia e ka një president i cili do të luftojë për Kosovën dhe i cili ka fuqi të përballet me situatën e vështirë, raporton media serbe.

“Vuçiq do të luftojë”, tha Vulin duke u përgjigjur në pyetjen se sa e vështirë është për Serbinë situata aktuale në raport me Kosovën dhe se a do të mund Serbia të nxjerr më të mirën nga kjo situatë.

“Serbia është në një pozitë shumë të vështirë, përballë forcave të mëdha që kërkojnë nga Serbia ta justifikojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare nga ana e tyre”, pohoi Vulin, duke shtuar se Serbia tash e ka një president që ka guximin të përballet me këto sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat