Takimi Vuçiq-Merkel: Presidenti serb dy herë brenda pak kohësh në Berlin

Lajme

Takimi Vuçiq-Merkel: Presidenti serb dy herë brenda pak kohësh në Berlin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:18
Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë sot për në Berlin ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel

Gjatë një vizite që Vuçiq pati këtë javë në Mostar të Bosnjës, tha se ai dëshiron që të dëgjojë nga Merkel si e sheh ajo raportin Prishtinë-Beograd, si i sheh në përgjithësi marrëdhëniet fqinjësore, e po ashtu të kërkojë mbështetje në përpjekje për të arritur një kompromis me Kosovën.

Vuçiq gjithashtu e vlerësoi takimin si të një rëndësie tejet të madhe për të ardhmen e Serbisë, mirëpo u bëri thirrje qytetarëve që të mos presin shumë, “sepse është thjesht jo reale të presin nga ne që të drejtojmë fuqitë e mëdha”.

Sipas njoftimit të bërë nga zyra e Merkel, ata do të takohen për drekë ku do të diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale në veçanti, po ashtu edhe për çështjet regjionale si dhe temat që lidhen me Bashkimin evropian.

Vuçiq dhe Merkel do të japin deklarata për media para takimit.

Presidenti serb sot do të zhvillojë takimin e dytë në Berlin brenda një kohe mjaft të shkurtë. Udhëtimi zhvillohet me ftesën e Merkel. Para kësaj radhe, ata u takuan me 27 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat