Ky është viktima nga aksidenti në Arllat, ishte ushtar i UÇK-së

Lajme

Ky është viktima nga aksidenti në Arllat, ishte ushtar i UÇK-së

Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:34
Qazim Uka

Aksidenti i mbrëmjes së 11 prillit në Arllat të Drenasit i ka marrë jetën ish-ushtarit të UÇK-së, Qazim Uka nga Topoja.

Qazim Uka ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shtëpinë e tij në Tropojë gjetën strehë shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe më vonë edhe shumë luftëtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së mobilizimit dhe luftës së UÇK-së në vitet 1998-99.

Në raportin policor thuhej se këmbësori i goditur nga vetura është shtetas i Shqipërisë. Ai kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarës. Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar mjeku kujdestar.

Varrimi i të ndjerit bëhet, sot, në orën 13:00, në fshatin e tij të lindjes Lugu i Zi - Tropojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat