Gjukanoviq: Serbia nuk vendos për Kosovën, e ka humbur në vitin 1999

Lajme

Gjukanoviq: Serbia nuk vendos për Kosovën, e ka humbur në vitin 1999

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:22
Millo Gjukanoviq

Lideri i Partisë Social Demokrate (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politika të gabuara në të kaluarën ,dhe me luftën me NATO-n në vitin 1999.

Gjatë një interviste dhënë për “Vecernje novosti”, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin e Perëndimit, por për shkak të bindjeve se duhet ta shikojë realitetin dhe t’i kontribuoj stabilitetit në rajon.

“Serbia e sotme nuk vendosë për Kosovën. Ajo thjesht e ka pranuar faturën për humbjen që e ka pësuar më herët”, ka shtuar Gjukanoviq.
Sipas tij, pikëpamja e Malit të Zi është se realiteti në lidhje me Kosovën është i pandryshueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat