8 fakte interesante për ‘Zonjën e Çlirimit’ të Kosovës

Lajme

8 fakte interesante për ‘Zonjën e Çlirimit’ të Kosovës

Më: 15 prill 2018 Në ora: 09:58
Madeleine Albright

Madeleine Albright, është gruaja amerikane që e njeh pothuajse çdo shqiptar. Simpatinë e tyre ajo e fitoi, pasi kishte ndikim në çdo proces të rëndësishëm për Kosovën, në kohën kur ajo po përballej me pushtuesin serb dhe jugosllav.

Albright, në vitet vendimtare për Kosovën, ishte sekretare e Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte pjesë e procesit të Rambujesë. Madje, thuhet se Albright ka ndikuar tek Hashim Thaçi për të nënshkruar marrëveshje që doli nga takimi i vështirë atje.

Po ashtu, ishte vetë Albright që pati ndikim esencial në arritjen e konsensusit ndërkombëtar për bombardimin e Jugosllavisë.

Ndërkaq, Albright tani në Kosovë ka edhe një nofkë. “Zonja e Çlirimit” e quajnë shqiptaret. Përderisa mediat në Perëndim, e quajnë ‘Pitbulli i Diplomacisë Amerikane’.

” Sa herë që më pyesin se për çka ndihem më së shumti krenare përgjatë periudhës sa isha Sekretare e Shtetit, unë gjithmonë them: Kosova”, është deklarata e saj, që përkufizon një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj në diplomacinë e një superfuqie botërore.

Më poshtë, gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte interesante për ‘Zonjën e Çlirimit’.

1.  Lufta e Kosovës

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka qenë në krye të diplomacisë amerikane nga viti 1997 deri më 2001, gjatë një paneli në Georgetown University ka thënë se Kosova është krenaria e saj më madhe.

” Sa herë që më pyesin se për cka ndihem më së shumti krenare përgjatë periudhës sa isha Sekretare e Shtetit, unë gjithmonë them: Kosova “.

2. “Madeleine” nuk është emri i saj i vërtetë

Emri i saj është Marie Jan,a e lindur në Pragë më 15 maj 1937. Nëna e saj Anna Spieglová dhe babai Josef Korbel.

Por emri “Marie” nuk i qëndroi edhe aq gjatë, pasi që familja e quanin Madla ose Madlenka .

Kur Albright filloi të studiojë frëngjisht, asaj i pëlqente ta thërrisnin me pseudonimin Madeleine. Megjithatë, Albright nuk ka ndryshuar ligjërisht emrin e saj dhe është zyrtarisht Marie Jana.

3. Familja e saj ikën në Angli për t’u shpëtuar nazistëve.

Roli i babait të saj në ambasadën Çeke në Beograd dhe respekti i thellë për demokracinë vënë sigurinë e familjes larg nga nazistët.

Albright dhe familja e saj u largua për në Angli dhjetë ditë pasi nazistët pushtuan kryeqytetin.

4. Albright, ka luajtur në një film për refugjatë

Pasi emigroi në Angli,  Albright u zgjodh për të luajtur në një film për fëmijët, refugjatë të luftës. Ndërsa për rolin e saj ju dha një qenush  me veshë të mëdhenj si pagesë për rolin e saj  në film.

5. Ndoqi hapat e vjehrrit drejt Akademisë

Pasi martesa e saj 22-vjeçare përfundoi në divorc në vitin 1982, Albright u bashkua me Shkollën e Shërbimit të Jashtëm Universitetit Xhorxhtaun si profesoreshë e hulumtimit të Çështjeve Ndërkombëtare, ku ajo mësoi  kurse universitare dhe pasuniversitare. Ajo gjithashtu ka shërbyer si udhëheqëse e Grave në programin e Shërbimit të Jashtëm.

6. Roli i saj si Sekretare e Shtetit, bëri histori

Më 5 dhjetor 1996, Presidenti Clinton emëroi Albright në postin  Sekretare e Shtetit . Ajo u konfirmua në mënyrë unanime nga Senati dhe dha betimin më 23 janar, 1997. Ajo u bë gruaja e parë në histori të SHBA’së që zotëron këtë post.

7. Udhëtimi i parë i Depaetamentit Amerikan të Shtetit në Korenë e Veriut.

Në tetor të vitit 2000, Albright bëri një vizitë diplomatike në Korenë e Veriut për t’u takuar me udhëheqësin e vendit, Kim Jong Il. Udhëtimi i saj shënoi herën e parë të një Sekretareje të SHBA’së,në nivel të lartë.

8. Merr medalje nga Obama

Në maj të vitit 2012 – Albright,  merr Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti Barack Obama gjatë një ceremonie në  Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat