Kryeministri s’donte të arrestohej Djuric, ishte kundër që ai të sillej në Prishtinë

Lajme

Kryeministri s’donte të arrestohej Djuric, ishte kundër që ai të sillej në Prishtinë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:31
Ramush Haradinaj

Edhe pse Policia e Kosovës që e kreu operacionin e arrestimit të Marko Djuricit është nën urdhërat e vartësit të tij në Ministrinë e Brendshme, operacioni duket se nuk ka shkuar saktësisht si do të dëshironte Ramush Haradinaj.

Kryeministri i vendit ka thënë se preferonte që Djuric të deportohej menjëherë në Serbi, e jo të të sillej fillimisht në Prishtinë, ashtu sic ndodhi në realitet.

Haradinaj ka thënë se i kishte lutur Marko Djuricin të priste edhe një ditë kur do të lëshohej leja për të hyrë në Kosovë.

“Edhe personalisht e kam lutur, përmes të gjitha kanaleve, të priste deri të nesërmen kur do të skadonte ndalimi i hyrjes. Po të kishte pritur edhe një ditë, gjithçka do të ishte në rregull. E dini, po të mos reagonim, do të reagonte opozita”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për TV Happy të Serbisë.

“Ishin një sërë rrethanash të vështira, dhe Serbia gaboi”, u shpreh ai.

I pyetur për deklaratën e Aleksandar Vucic se pas një telefonate të tij në Prishtinë, ishte lirur edhe Djuric, Haradinaj tha se nuk e dinte se me kë ka folur, por jo me të.

Sidoqoftë, Haradinaj tha se askush nga udhëheqësit në Kosovë nuk ishte i interesuar që kjo punë të zgjatej. “Unë isha për atë që ai të mos sillej në Prishtinë, që sa më parë të kryhej ajo punë dhe ai njeri të kthehej në shtëpinë e tij”,  deklaroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat