Reagime të ashpra në Serbi, pasi Jeremiq tha se Kosova do të hyjë në OKB

Lajme

Reagime të ashpra në Serbi, pasi Jeremiq tha se Kosova do të hyjë në OKB

Më: 17 prill 2018 Në ora: 21:12
Kryetari i Partisë Kombëtare në Serbi, Vuk Jeremiq

Kryetari i Partisë Kombëtare në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot gjatë ditës, se presidenti serb ua ka premtuar amerikanëve ulësen e Kosovës në OKB.

“Amerikanët kërkojnë nga Vuçiq që të lejojë që Kosova të futet në OKB, madje ata i kanë bërë presion atij që të pranojë të nënshkruajë të ashtuquajturën marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën. Rusia ka thënë se praktikisht nuk do ta bllokojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiq.

E kjo deklaratë e Jeremiqit ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi.

Lëvizje Socialiste në shtetin serb e ka akuzuar Jeremiqin që e ka poshtëtruar Serbinë.

Ai u akuzua se po gënjen për këtë çështje.

“Jereqmi po gënjen duke thënë se Vuçiqi ka premtuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është pikërisht Jeremiq që është paguar për atë”, thuhet në reagimin e socialistëve serbë

“Ai nuk e kupton se Vuçiqi kurrë nuk do të jap tokën serbe, për para”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, Vuk Jeremiq ka qenë edhe ministër i jashtëm në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat