Gjuriq: Nuk dorëzohemi derisa të themelohet Asociacioni

Lajme

Gjuriq: Nuk dorëzohemi derisa të themelohet Asociacioni

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:12
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të dorëzohen derisa të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ai ka thënë se Prishtina nuk e ka në plan që këtë asociacion të krijojë në akordancë me marrëveshjen e arritur në Bruksel, çka sipas tij duhet të ndodhë, shkruan Most.

“Një ekip është duke punuar në draftimin e statutit i cili nuk do të bëhet sipas akteve të brendshme të vendimeve të Prishtinës, por vetëm sipas marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq.

“Kjo marrëveshje e thotë qartë që të dy palët duhet të përgatisin një listë me rregulla që do të korrigjohen. Obligim i Prishtinës është ndryshimi i rregulloreve, sipas validitet, por që Asociacioni nuk po merret parasysh dhe mendoj që Prishtina se ka në plan këtë, por që pyetja është se pse ata po negociojnë me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat