Më 27 prill, kryetari i Këshillit të Evropës vjen në Shkup - Bota Sot
Më 27 prill, kryetari i Këshillit të Evropës vjen në Shkup

Maqedonia

E hënë, 28 maj 2018

Më 27 prill, kryetari i Këshillit të Evropës vjen në Shkup

Më: 20 prill 2018 Në ora: 21:48
Donald Tusk

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk më 27 prill do të vjen në Shkup. Kjo u bë e ditur nga kabineti i tij duke vërtetuar informatën se Tusk do të marrë pjesë në Samitin Bërdo – Brion në kuadër të turnesë ballkanike që do të zhvillohet prej 24 deri më 27 prill, njofton Portalb.mk.

Tusk do të takohet me kryeministrin dhe kryetarin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Gjorge Ivanov.

Samiti Bërdo – Brion do t’i bashkojë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Sllovenisë dhe Kroacisë me qëllim që të thellohet dialogu politik dhe të rritet niveli i besimit për zgjidhjen e problemeve bilaterale dhe rajonale. Krahas kësaj, në këtë Samit do të diskutohet edhe për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 17 maj në Sofje.

Gjatë turneut ballkanik, Tusk do të vizitojë: Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë .

Vizita e tij do të nisë në Shqipëri më 24 prill, nga ku do të vazhdojë në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni në Samitin e Bërdo – Brion më 27 prill.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Tusk tha se do t’i përçojë mesazhin rajonit se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm dhe investitori më i madh.

“Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t’i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij”, tha Tusk.

Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test