Vidhen plumbat e portretit të Adem Jasharit

Lajme

Vidhen plumbat e portretit të Adem Jasharit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 00:07
Gëzhojat me të cilat ishte ndërtuar ky mozaik dikush i ka vjedhur.

Për nderë të 20-vjetorit të rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz dhe Epopesë së UÇK-së, Besart Gashi, kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200 gëzhoja plumbash protretin e Adem Jasharit.

Por ky mozaik me portret të Adem Jasharit nuk është si në fillim.

Gëzhojat me të cilat ishte ndërtuar ky mozaik dikush i ka vjedhur.

Reperi i mirënjohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG ka publikuar disa fotografi të portretit të heroit kombëtar, Adem Jashari.

Plumbat e kërtij protreri dikush i ka vjedhur, e kjo e ka zemëruar tejmase Gold AG-n.

Ai ka publikuar fotografitë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", me mbishkrimin " BAC ..  në kohën e luftës sti kan pru plumbat e tash në liri po ti vjedhin !!!".

Për më shumë shikoni fotografitë:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat