Provokon Blerim Kuçi, thotë se LDK nuk mund ta rrëzojë Qeverinë…

Lajme

Provokon Blerim Kuçi, thotë se LDK nuk mund ta rrëzojë Qeverinë…

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:28
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi

 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, e ka quajtur joserioze iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mbajtjen e tryezës me partitë politike për temat kombëtare, ku një ndër pikat është edhe caktimi i një date për zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se AAK-ja nuk do të jetë pjesë e kësaj konference meqë paraprakisht është dashur përgatitje më e mirë dhe koordinim më i madh.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kuçi ka deklaruar se LDK-ja me këtë parapërgatitje e ka dëmtuar procesin e arritjes së një lloj konsensusi.

Sipas tij, arritja e konsensusit për tema kombëtare është i nevojshëm, por jo në këtë formë.

Sa iu përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuçi ka thënë se ato do të mbahen në vitin 2021.

Ai ka vlerësuar se LDK-ja është e pafuqishme për ta rrëzuar Qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat