Thaçi takon Talat Xhaferi

Lajme

Thaçi takon Talat Xhaferi

Nga: A.M. Më: 27 prill 2018 Në ora: 14:33
Talat Xhaferi dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet një në vizitë zyrtare në Maqedoni është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Temë e këtij takime ishte për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Postimi i plotë:

Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e “Brdo Brijuni”, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinjë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat