Vuçiq i vetmuar në Bërdo dhe në konflikt me të gjithë

Lajme

Vuçiq i vetmuar në Bërdo dhe në konflikt me të gjithë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 11:49
Aleksandar Vuçiq

Samiti i “Bërdo Brijunit” duket se ka treguar më së miri ndarjen që ekziston ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

Derisa më muaj më parë ishin vetëm Kosova dhe Serbia ato që shfaqnin mospajtime, javëve të fundit kjo gjë ka ndryshuar. 

Presidenti serb, sipas burime të medias, brenda samitit të djeshëm ka vazhduar sjellin e tij arrogante jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër shteteve tjera. 

“U refuzua nga Presidentja kroate Kitarovic, vend i NATO-s dhe BE-së, u qortua nga presidenti Vujanovic, presidenti Meta çuditej me arrogancën e Vuçiqit derisa pyeti njërin nga presidentët se a është ky aktrim apo paranojë e Vuçiqit. Në anën tjetër kryeministri i Bullgarisë Borissov as që e qante kokën për vajtimet e Vuçiqit se pse shteti bullgar e ka njohur Kosovën. Presidenti slloven e injoroi në tërësi frustrimin e Vuçiqit”, ka treguar ky burim, duke përshkruar rrjedhën e samitit të djeshëm.

Sipas këtij burimi, tensioni u rrit edhe më tepër për Vuçiqin, kur presidenti Tusk konfirmoi të ardhëm evropiane të të gjitha vendeve, duke përfshirë edhe Kosovën. 

“Të vetmin ngushëllim Vuçiq e gjeti tek presidenti kontrovers i Maqedonisë George Ivanov. Vrapi i Vuçiqit për të lëshuar sallën i pari pa u përshëndetur me askënd tregon gjendjen e tij frustruese dhe të vetmuar që po e kalon”, ka thënë burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat