Ftohen raportet: Kartoni i parë i verdhë i Putinit për Serbinë dhe Vuçiqin

Lajme

Ftohen raportet: Kartoni i parë i verdhë i Putinit për Serbinë dhe Vuçiqin

Më: 28 prill 2018 Në ora: 21:28
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit më 7 maj në Moskë.

Të paktën kështu shkruan gazeta kroate Jutarnji Vijesti.

Kjo po cilësohet si kartoni i parë i verdhë i Moskës ndaj Beogradit.

Pasi jo në Rusi, Vuçiq do ta vizitojë Ankaranë ku do të takohet me Erdoganin.

“Kjo është një surprizë e vogël pasi është injoruar Vuçiqi. Mediat serbe spekulojnë se ky veprim erdhi pasi rusët po shqetësohen nga ‘raportet e mira’ të Vuçiqit me Merkelin të cilët u takuan dy herë për pak kohë”, shkruan gazeta e Zagrebit.

Gjithashtu ka spekulime se në inaugurim është ftuar kryetari i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat