Gjenden pjesë të tjera të veturës së policëve të zhdukur

Lajme

Gjenden pjesë të tjera të veturës së policëve të zhdukur

Më: 29 prill 2018 Në ora: 00:06
Pamje nga vendi i ngjarjes, dita e tretë e kërkimit

(E plotësuar) - Për sonte kanë përfunduar kërkimet për dy policët e zhdukur të shtunën në mbrëmje. Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt Agim Gashi ka thënë se kërkimet do të rifillojnë sërish nesër në mëngjes.

Në kërkim të dy policëve për fatin e të cilëve nuk dihet ende janë vënë përveç Policisë edhe zhytësit e FSK-së, zhytës vullnetarë, banorë të zonës si dhe policia e Maqedonisë.

Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut dyshohet se me veturën e tyre zyrtare derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc.

Që nga ai moment nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerr nga uji natën e aksidentit.

Image

Në vendin ku të shtunën janë aksidentuar dy policët që ende rezultojnë të jenë të zhdukur, janë gjetur pjesë të tjera të veturës.

Anëtarët e klubit alpin “Dardania” nga Prishtina, që po zhvillojnë kërkime në atë pjesë, tash kanë gjetur, pjesë të rrotacionit të veturës, pjesë të kutisë së ndihmës së parë si dhe pasqyrat anësore të veturës.

Të gjitha këto pjesë janë gjetur në rreth zonës ku janë rrokullisur dy policët bashkë me veturë.

Alpinistët e këtij klubi ende janë duke vazhduar kërkimet e tyre për pjesë të tjera që mund të gjejnë në atë zonë.

Suma jep detajet e fundit nga kërkimet e policëve të zhdukur në Lepenc

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka qëndruar gjatë gjithë ditës në terren për të parë nga afër të gjitha zhvillimet lidhur me kërkimet që po vazhdojnë akoma për trupat e dy policëve të zhdukur që nga e shtuna.

Suma në një lidhje direkte, ka thënë se komuna që ai udhëheqë ka ofruar gjithë çfarë ka pasur mundësi në këtë operacion kërkimi.

“Që nga dita e parë, edhe qytetarët e Hanit të Elezit janë angazhuar në kërkim-shpëtim në lum, operacion që ka vazhduar gjatë tërë ditës dje por edhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit”.

“Rinia e Hanit të Elezit dhe zyrtarë komunalë janë angazhuar në këtë operacion në mbështetje të FSK-së dhe Policisë, që nga mëngjesi deri më tani kanë zhvilluar këtë operacion të kërkim-shpëtimit por deri tani nuk ka diçka konkrete”.

Suma ka treguar se si qytetarët janë bërë pjesë e këtij operacioni për kërkimin e dy trupave të policëve të zhdukur pas aksidentit që ndodhi gjatë mbrëmjes së të shtunës.

“Kur kemi këso raste, zakonisht rinia organizohet vetë. Por, ne kemi bërë edhe ftesë publike përmes ueb-faqes zyrtare për banorët e Hanit të Elezit por edhe për banorët e fshatrave shqiptare që janë në territorin e Maqedonisë”.

“Në operacionin në territorin e Maqedonisë, pos Forcave Speciale të Policisë së Maqedonisë i  janë bashkuar edhe rinia shqiptare e asaj pjese”.

I pari i Hanit të Elezit ka thënë se “gjithë zyrtarët komunalë që kanë pasë mundësi, sidomos të gjeneratë së re, kanë qenë në terren për të dhënë kontributin e vet në këtë drejtim”.

Suma ka treguar poashtu se ka qenë edhe në zonën e Maqedonisë ku është zhvilluar operacioni kërkim-shpëtimit pasi dyshohet se rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur trupat e policëve në atë zona.

Më herët, gjatë ditës, në terren është parë edhe kryeprokurori i komunës së Ferizajt.

Por Suma ka thënë se nuk ka diçka konkrete lidhur me hetimet lidhur me këtë rast.

“Edhe Prokuroria edhe Policia po zhvillojnë hetimet për të përcaktuar formën se si ka rënë automjeti aty”, është shprehur Suma.

Policia jep detajet e fundit rreth zhdukjes së dy policëve të Kosovës

Po bëhen tri ditë që kur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena,  janë zhdukur pas një vetëaksidenti në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit ku përfunduan në një humnerë mbi 100 metërshe.

Kërkimet për gjetjen e trupave të tyre do të vazhdojnë edhe sot, ndërkaq deri më tani nuk ka asnjë informacion të ri rreth këtij rasti.

Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Deri më tani nuk ka asnjë informacion të ri rreth policëve të zhdukur. Kërkimet do të vazhdojnë edhe sot, ato do të nisin në orën 09:00 dhe do të vazhdojnë gjatë tërë ditës”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se deri më tani nga lumi Lepenc është nxjerr vetura në të cilën gjendeshin dy policët.

Në ndihmë për kërkimin e dy policëve, përveç Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve dhe FSK-së, është angazhuar edhe KFOR-i.

Zv/ministri i Brendshëm i Maqedonisë jep detaje nga kërkimet për gjetjen e dy policëve

Forcat Speciale për Shpëtim të Policisë maqedonase po vazhdojnë kërkimet për dy policët kosovarë, të cilët kanë rënë në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturë zyrtare.

Kërkimet po zhvillohen përgjatë zonës kufitare Maqedoni-Kosovë, në afërsi të Bllacës.

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, që ka dalë në vendin e ngjarjes, për Radion Evropa e Lirë tha se kërkimet po bëhen në koordinim me autoritetet policore të Kosovës, përgjatë lumit Lepenc, ku dyshohet se rrjedha e ujit mund t’i ketë bartur trupat e policëve, në afërsi të pikës kufitare në Bllacë.

Image
Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu

“Sot është dita e dytë që autoritetet e Maqedonisë, përkatësisht Policia Kufitare, në mënyrë të kordinuar me auoritetet e Kosovës, i ka zhvilluar kërkimet. Në këto momente po bëhen aktivitete pë gjetjen eventuale të trupave të dy policëve kosovarë, nga njësitet speciale të Maqedonisë”, thotë Nuhiu.

“Kemi pikat ku dyshohet se eventualisht mund të jenë barikaduar trupat e kolegëve kosovarë”, thotë Nuhiu.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka ndjekur për nga afër kërkimet së bashku me zëvendësministrin Nuhiu, për Radion Evropa e Lirë tha se rrjedha e ujit po i vështërëson kërkimet. Ai tha se kërkimet do të vazhdojnë derisa të gjenden trupat e policëve.

“Për shkak se në Kosovë tanimë forcat e FSK-së dhe qytetarë të ndryshëm po bëjnë kërkime në lumin Lepenc, dhe deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga ata, atëherë dyshohet se lumi mund i ketë bartë trupat e policëve të Kosovës në pjesën e teritorrit e Maqedonisë. Tani në bashkëpunim me Policinë e Maqedonisë, ndjekim aktivitet e kërkim shpëtimit”, tha Suma.

Ndryshe, policët Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës, teksa ishin duke udhëtuar në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik. Vetura e tyre ka rënë në lumin Lepenc.

Zhytësit arrijnë te lisi barrikadues, ku dyshohet se ndodhen trupat e policëve

Zhytësit e ekipeve të shpëtimit, të zjarrfikësve e të njësiteve të FSK-së, janë duke vazhduar kërkimet në lumin Lepenc në tentim të gjetjes së trupave të dy policëve të zhdukur pas aksidentit të së shtunës.

Aktualisht ekipet kanë arritur te lisi barrikadues përtej kufirit të Kosovës në territorin e Maqedonisë, pistë kjo e cila, sipas tyre, afron gjetjen e dy trupave të zhdukur.

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të zhdukur të shtunën mbrëma pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik - Hani i Elezit. Me fillim nga ora 09:00, Policia e Kosovës bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe qytetarë kanë nisur kërkimet e policëve të zhdukur. “Kërkimet janë duke vazhduar edhe sot. Deri më tani nuk ka asgjë të re”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas Policisë së Kosovës vetura e tyre për shkaqe ende të panjohura kishte humbur kontrollin, duke dalë kështu nga rruga dhe duke përfunduar në lumin Lepenc nga një lartësi mjaft e madhe.

Institucionet e shtetit duke ofruar ndihmën e nevojshme, duke mos munguar asnjëherë edhe ndihma e qytetarëve të shumtë, të cilët edhe mbrëmë në orët e vona të natës ndezën reflektorët dhe kërkuan për orë të tëra për dy pjesëtarët e policisë. Kërkimi për Dashin dhe Trenën ka vazhduar edhe përtej Kosovës, në Maqedoni.

Qytetarë e policë maqedonas po kërkojnë për dy policët e zhdukur në Lepenc

Banorë të shumtë të zonës së Hanit të Elezit nuk kanë ndaluar pothuajse për asnjë moment së kërkuari për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u zhdukën prej mbrëmjes së të shtunës

Forcave të kërkim-shpëtimit të Kosovës u janë bashkuar përpos shqiptarëve, edhe banorë të Maqedonisë.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes profilit në Facebook, të Hanit të Elezit.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Forcave të Kërkimit Shpëtimit të Republikës së Kosovës si dhe Qytetarëve të Hanit të Elezit dhe të Kaçanikut, sot ju janë bashkangjitur edhe Forcat Policore të Maqedonisë si dhe qytetarë të Maqedonisë.

Ata po vazhdojnë në kërkimin e dy policëve të humbur që nga nata e 28 Prillit.

Shpresojmë në gjetjen e tyre sa më të shpejt!

Policët e zhdukur, dita e tretë e kërkimit të tyre

Derisa dje kanë përfunduar pa sukses kërkimet për gjetjen e dy policëve të Kosovës, sot ato do të vazhdojnë me shpresë se do të zbardhet fati i tyre.

Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në  rrjedhën e lumit Lepenc.

Vetura është nxjerrë  nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.

Lidhur me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim me ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi, UD e drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nga të cilët ka marrë raportin për ecurinë e deritashme të kërkimeve, si dhe procedurat e mëtejme për këtë ngjarje.

Kryeministrit Haradinaj nuk i ka mjaftuar vetëm ky takim për të marrë informacione mbi rastin e dy policëve aktualisht të zhdukur, por ai ka dalë edhe në vendin e ngjarjes, ku ka thënë se pavarësisht gjendjes së rëndë, ende nuk duhet menduar se ka ndodhur më e keqja.

Madje, ai ka paralajmëruar se do t’i telefonojë edhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev për të vazhduar kërkimet edhe në anën e territorit të Maqedonisë, ndonëse kanë mbetur edhe dy kilometra për të vazhduar kërkimet brenda Kosovës.

Kërkimet vazhdojnë 

Kanë përfunduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar mbrëmë në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Këtë e ka konfirmuar Haki Hertica nga njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së.

"Për sonte kanë përfunduar kërkimet, ndërsa do të vazhdojmë nesër rreth orës 09:00 prapë me kërkim", tha Hertica.

Detajet e fundit për gjetjen e dy policëve të zhdukur, Haradinaj do të kërkojë ndihmën e Zaev

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se do të kërkojë ndihmën e homologut të tij maqedonas Zoran Zaev që kërkimet për dy policët e zhdukur kosovarë në lumin Lepenc të bëhen edhe në anën e territorit të shtetit fqinj.

Ai këto komente i bëri sot në vendin e zhdukjes së dy policëve mbrëmë në aksidentin që ndodhi në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, te vendi i quajtur Kulla me qeshmë.

“U bë edhe dita e dyta që nga aksidenti i djeshëm. Dy policë janë të humbur dhe njësitet e policisë, FSK dhe të gjithë janë në kërkim. Janë edhe dy kilometra lumë që janë të pakontrolluar, por do të lindë nevoja që të bëhet kërkimi edhe në Maqedoni. Do ta lus Zaevin për ndihmë në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë afër kolegëve, policisë, familjeve dhe shpresoj që do të na befasoj një lajm i mirë, por po shihet një gjendje e rëndë. Të dy zyrtarët policorë kanë qenë në detyrë, kanë qenë duke u kthyer. Herët me fol, sepse kemi edhe dy kilometra pa u kontrolluar në Kosovë dhe nëse eventualisht ka dyshime që në Maqedoni ka ndonjë gjë, do të kërkojmë që atje kërkimet t’i bëjnë edhe FSK”, u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në  rrjedhën e lumit Lepenc.

Kërkimet zgjerohen edhe territorin e Maqedonisë

Kryetari i komunës së Hanit në të Elezit, Refki Suma, ka bërë të ditur, se ende nuk ka asgjë të re lidhur me dy policët e humbur mbrëmë pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.

Ndërkohë që kërkimet për dy policët e zhdukur pas rënies në lumin Lepenc nga rrokullisja e veturës janë duke vazhduar, Suma ka thënë se FSK nuk mundet të dalë në territorin e Maqedonisë pa leje të autoriteteve maqedonase në vendin ku po dyshohet se mund të gjendjen trupat e dy policëve.

“Policia maqedonase dhe ajo kosovare kanë bashkëpunim mes vete. Ata mund të kontrollojnë/ patrullojnë 5 kilometra në territore respektive. FSK nuk mundet me dalë pa leje të autoriteteve maqedonase në territorin e Maqedonisë në vendin ku po dyshohet se mund të gjendjen trupat e dy policëve të humbur mbrëmë pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit”, ka theksuar kryetari Suma.

Komuna e Hanit të Elezit sot përmes një postimi në ueb-faqen e saj ka kërkuar nga banorët që t’iu dalin në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit.

“Kemi pa një mobilizim të mirë nga ana e qytetarëve ata na janë vënë në ndihme. Edhe unë vetë deri pak më parë isha pjesë e kërkimit të dy policëve”, tha Suma.

Përveç zhytëse të FSK-së, Policisë së Kosovës, në kërkim janë angazhuar edhe mjete të rënda si dhe nga ajri zona është vëzhguar nga KFOR-i me anë të helikopterëve.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha, theksoi se kërkimet për dy policët kishin nisur mbrëmë menjëherë pas aksidentit, për t’u ndërprerë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, për të nisur përsëri në orën 09:00.

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy policëve të cilët mbrëmë u aksidentuan në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik. Ata kishin dalë nga rruga dhe kishin rënë në lumin Lepenc ku vetura është gjetur në ujë, derisa trupat e policëve ende nuk dihet se ku janë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme.

Gashi: Do ta zhvillojnë operacionin deri në gjetjen e tyre

“Informata e parë ka ardhur drejtpërdrejt në Policinë e Kosovës, e cila ka marrë masat e menjëhershme. Ka informuar njësitet e reagimit primar të cilat kanë ardhur në vendin e ngjarjes. Njësitet kanë punuar deri në orën 3:30 minuta, kur është ndërprerë operacioni. Pastaj ka vazhduar sot. Në këtë operacion ndihmë kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Bechtel Enka duke e ndriçuar vendin e ngjarjes...Të gjitha njësitet dhe institucionet e tjera janë aktive, kështu që do ta zhvillojnë operacionin deri në gjetjen e tyre”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha, theksoi se të gjitha njësitet janë duke bërë gjithçka për gjetjen e policëve të aksidentuar. Ai theksoi se kërkimet për dy policët kishin nisur mbrëmë menjëherë pas aksidentit, për t’u ndërprerë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, për të nisur përsëri në orën 09:00.

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, bëri të ditur se me të marrë informacionin, ekipet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ai u shpreh i bindur se aksioni do të vazhdojë deri në gjetjen e zyrtarëve policor në komunën e Kaçanikut.

Ilazi: Aksioni do të vazhdojë deri në gjetjen e zyrtarëve policor

“Me të marrë informacionin, bashkërisht me njësitë policore të nivelit komunal që i kemi, duke i njoftuar edhe nivelin qendror kemi marrë të gjithë ato masa që kemi mundësi t’i marrim. Ka filluar menjëherë aksioni i kërkimit të trupave, të cilët për momentin ende nuk dihen dhe aty kah ora 3 e 30 minuta është ndërprerë për të vazhduar sot në mëngjes siç e keni parë. Dhe po shpresojmë që një aksion i tillë do të vazhdojë deri në gjetjen e zyrtarëve policor në komunën e Kaçanikut”, tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, theksoi se kërkimet për dy policët janë duke u zhvilluar në të dy anët e kufirit, në Kosovë dhe Maqedoni.

Derisa bëri të ditur se mbrëmë me të marrë lajmin edhe vet ka dalë për t’i kërkuar ata.

Suma: Janë duke i kërkuar në territorin e Maqedonisë dhe në territorin e Kosovës

“Nga orët e mbrëmjes ne kemi qenë me qytetarët, me Policinë, FSK-në dhe vet personalisht kam qenë në ujë duke i kërkuar trupat e dy policëve. Megjithatë, nuk është arritur dhe sot kemi bërë një ftesë publike që të kërkohet në të dy anët e kufirit. Nga mëngjesi kemi qytetarë, kemi të rinj që janë duke i kërkuar nëpër lum, brigjeve të lumit, në territorin e Maqedonisë dhe në territorin e Kosovës”, u shpreh Suma.

Ndërkaq, për gjetjen e dy policëve janë angazhuar edhe qytetarët e Kaçanikut dhe ata të Hanit të Elezit.

Image

Policia jep detaje të reja për aksidentin e dy policëve që ranë në Lepenc

Po vazhdojnë kërkimet për trupat e dy policëve që ranë mbrëmë në lumin Lepenc teksa ishin me veturë zyrtare.

Që nga mbrëmë janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, zhytësat dhe FSK-ja, por ende pa rezultat.

Ende nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e tyre derisa kërkimet po vazhdojnë edhe në pjesën e Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se kanë krijuar kontakte me palën maqedonase për të kërkuar trupat e dy policëve, që u aksidentuan të shtunën mbrëma, me veturë e cila kishte rënë në lumin Lepenc.

Gashi ka thënë se të gjitha institucionet janë angazhuar për gjetjen e dy zyrtarëve policorë, të cilët ishin në detyrë kur ka ndodhur aksidenti.

Image

Policia jep detaje të reja për aksidentin e dy policëve që ranë në Lepenc

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e mbrëmshëm në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, kur një veturë e policisë ku ishin dy zyrtarë policorë ka rënë në rrjedhën e lumit Lepenc,  për fatinë  të cilëve nuk dihet që nga momenti i aksidentit. Ndërsa, për gjetjen e trupave të tyre janë angazhuar ekipe të kërkim shpëtimit.

Kërkimet për dy policët janë duke u zhvilluar përgjatë tërë rrjedhës së lumit Lepanci nga vendi i aksidentit.

Përveç ekipeve të specializuara për kërkim, në vendin e ngjarjes sot kanë dalur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, U.D. i Drejtorit të Policisë, Naim Rexha, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi dhe kryetarët e komunave Kaçanik dhe Hani i Elezit.

Policia përmes një komunikate ka dhënë detajet  lidhur me aksidentin e ndodhur të shtunën rreth orës  20:45 minuta në rrugën  magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur Kulla me qeshmë. Sipas Policisë, vetura zyrtare e Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin dy zyrtar policor, për shkaqe ende të panjohura kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në  rrjedhën e lumit Lepenc, nga të gjitha institucionet dhe njësitet prezentë ende vazhdojnë angazhimet intensive drejt kërkimit të dy zyrtarëve policor.

Ashtu siç është bërë e ditur menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë angazhuar menjëherë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe koordinimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e menjëhershëm të njësitit të zjarrfikëseve, ekipit mjekësor, njësitit të FSK-së dhe njoftimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Policia thotë se “një interesim dhe përkushtim të pakursyer drejt këtij rasti e kanë dhënë edhe Qeveria e RKS-së, Ministria e Punëve të  Brendshme, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe institucionet tjera prezentë, ku sot Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit Avni Arifi dhe U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të PK-së Naim Rexha, kanë dalë në vendin e ngjarjes për tu kujdesur nga afër dhe për tu njohur me të gjitha zhvillimet rreth rastit”.

Sipas policisë, krerët e institucioneve gjatë kësaj vizite u zotuan se do të angazhohen maksimalisht dhe nuk do të ndalen për asnjë çast drejt daljes në ndihmë dhe kërkimit të dy zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksident, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Ata theksuan se ndajnë shqetësimin me familjarë dhe zyrtarë policor në këtë fazë shumë të vështirë  për fatin e dy policëve, të cilët ishin në shërbim të qytetarëve dhe vendit”.

Njëkohësisht, ministri Gashi, drejtori i Policisë dhe këshilltari i Kryeministrit kanë falënderuar të gjitha institucionet, njësitet, qytetarët dhe zyrtarët policor që janë duke vazhduar me aktivitetet drejt kontrollimit të terrenit dhe rrjedhës se lumit ku ka ndodhur aksidenti.

Image
Ministri Gashi, drejtori i Policisë dhe këshilltari i Kryeministrit

***

Në vendin e ngjarjes në lumin Lepenc ku u zhdukën dy policë pas një aksidenti mesnatën e së shtunës ka mbërritur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Gashi tha se janë në kontakt edhe me autoritetet e Maqedonisë pasi rrjedha e lumit mund t’i ketë bartuar trupat e dy pjesëtarëve të policisë përtej kufirit.

Ndërsa, nga vendi ku po kërkohen dy policët e zhdukur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, drejtori i Policisë, Naim Rexha, ka thënë se ka mjaftueshëm persona që janë angazhuar në kërkim.

Edhe Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt,ka thënë se kërkimet kanë filluar dhe jemi në bashkëpunim së bashku me FSK-në për kërkimin e policëve.

“Sipas vëllimit të ujit të rrëmbyeshëm në Lepenc, ka gjasa që trupat të mund të janë bartur në territorin e Maqedonisë. Gjithashtu, ne jemi në kontakt me autoritetet maqedone lidhur me këtë”, tha Gashi.

Gashi: Ende s’ka informacione se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka vizituar vendin ku po kërkohen dy policët e humbur, në lumin Lepenc, ku ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme.

Ndërsa zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha theksoi se të gjitha njësitet janë duke bërë gjithçka për gjetjen e policëve të aksidentuar.

Bashkë me ministrin ishte edhe shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

Naim Rexha flet nga vendi i kërkimit: Ndajmë dhimbjen për rastin e ndodhur

Në vendin ku po zhvillohen kërkimet për dy policët e zhdukur që nga mbrëmë, po qëndron edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Ky i fundit ka falënderuar të gjitha institucionet që janë kyqur në këtë rast.

Rexha ka shtuar se ndjen dhimbje për rastin e ndodhur.

“Ndajmë dhimbjen për rastin e ndodhur. Falënderoj te gjitha institucionet e kyqura në këtë rast”, është shprehur ai.

Ministri Gashi tregon detaje për operacionin e kërkimit të dy policëve të zhdukur

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi po qëndron në Kaçanik ku njësitet policore, FSK-ja, zjarrëfikësit dhe shumë qytetarë po ndihmojnë në kërkimin e dy policëve të zhdukur mbrëmë në lumin Lepenc.

Gashi ka thënë se Policia ka pranuar menjëherë informatën për rastin në fjalë.

Sipas tij, gjatë kërkimit të dy policëve po ndihmon edhe Bechtel Enka.

“Informata e parë ka ardhë drejtpërdrejt në Policinë e Kosovës. Njësitet përkatëse kanë punuar deri në orën 3:30 minuta, dhe të njëjtit po vazhdojnë edhe sot deri në gjetjen e dy zyrtarëve policorë. Në këtë operacion ndihmë kanë dhënë edhe Bechtel Enka me ndriçim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Maqedoninë. Po ashtu janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, dy policët e zhdukur mbrëmë në Kaçanik, përkatësisht në lumin Lepenc janë Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Image
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në Kaçanik

Rinisin kërkimet për dy policët

Njësiti i zhytësve të FSK-së, bashkë Policinë e Kosovës, kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimin për dy trupat e dy zyrtarëve policorë që janë zhdukur në lumin Lepenc.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Mbrëmë  dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë.

Policia jep detaje rreth kërkimit të dy policëve që ranë mbrëmë në lumin Lepenc 

Mbrëmë rreth orës 21:00, një veturë e Policisë së Kosovës me dy pjesëtarë brenda ka rënë në lumin Lepenc që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Policia bashkë me zhytësit ka vazhduar kërkimet deri në orën 04;00 të mëngjesit, por pa rezultat.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi sot  ka thënë se në orët e para të mëngjesit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të kushteve të natës.

Por ai ka thënë se sot do të vazhdojnë sërish me kërkimin e dy policëve.

‘Jemi duke punuar në bashkëpunim me FSK-në dhe zhytësat. Në orën 04:00 janë ndërprerë shkaku i kushteteve të natës dhe sot do të vazhdojmë kërkimet’, ka thënë Gashi/

‘Jemi duke bërë kërkimet tona dhe nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodh tutje’, ka shtuar ai.

Media ka mësuar se policët në fjalë vijnë nga Kaçaniku dhe emrat e tyre janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Rasti ka ndodhur konkretisht tek lokaliteti i njohur si “Kulla me çeshme”.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

***

Po përfundojnë kërkimet për dy policët e aksidentuar në lumin Lepenc për shkak të kushteve jo të favorshme,
për të vazhduar sot në mëngjes.

Këtë e kanë thënë zyrtarët kompetentë në vendin e ngjarjes.

Kujtojme se dy policët që ende nuk janë gjetur janë Malsor Dashi (26 vjeç) dhe Armend Trena (23 vjeç) nga komuna e Kacanikut, teksa në vend ngjarje gjatë kërkimeve kishte dalë edhe kryetari i kësaj komun, Besim Ilazi.

***

Mbrëmjen e vonë të së shtunës, një veturë e Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc.

Sipas raportimeve ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë të zhdukur.

Sipas Zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi vetura kishte depërtuar urën:

‘’ Ende nuk dihen arsyet por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë’’ ka thënë ai.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Kërkimeve për policët iu janë bashkuar edhe FSK dhe ekipet e zjarrëfikësve

Ja kush janë policët që po kërkohen në Lepenc

Pas aksidentit të ndodhur në lumin Lepenc, sipas raportimeve të mediave lokale në Kaçanik, është zbuluar se kush janë dy policët e zhdukur pas rënies në lum.

Media mëson se policët janë identifikuar dy personat në fotografi me inicialet njëri M.D dhe tjetri A.T.

Policia ende është duke vazhduar kërkimet për të gjetur trupat e dy kolegëve të tyre të cilët në rrethana ende të panjohura kanë përfunduar aksidentalisht në lumin Lepenc.

Image
Policët që po kërkohen në Lepenc

***

Po vazhdon kërkimi i dy policëve që me veturë kanë rënë në humnerë në mbrëmjen e të shtunës në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe pjestarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

* * * *

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit.

Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber-Lepenc.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë” ka thënë Gashi.
Image

Dyshohet se policët kanë mbetur të vdekur pasi kanë rënë në lum.

Rasti ka ndodhur konkretisht tek  “Kulla me qeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat