Njëri nga policët e zhdukur mbrëmë, kishte pak kohë që ishte fejuar

Lajme

Njëri nga policët e zhdukur mbrëmë, kishte pak kohë që ishte fejuar

Nga: Bota sot Më: 29 prill 2018 Në ora: 11:54
Malësor Dashi me të fejuarën e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur identitetin e dy pjesëtarëve të saj, të cilët janë zhdukur pasi kanë rënë nga ura mbi lumin Lepenc.

Dy policët nga që po kërkohen janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Mësohet se polici Dashi është nga komuna e Ferizajt dhe ishte fejuar në muajin gusht të vitit të kaluar.

Ndryshe, forca të shumta të Policisë së Kosovës bashkë me zhytës të FSK-së, janë duke vazhduar kërkimet për dy policët./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat