BBC: Ekstremisti skocez ndihmoi serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve

Lajme

BBC: Ekstremisti skocez ndihmoi serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve

Më: 5 maj 2018 Në ora: 13:31
BBC zbulon se Jim Downson qëndron pas një rrjeti të faqeve në Facebook me rreth 2.5 milionë ndjekës.

Figura kryesore e grupit militant të krishterë me bazë në Britani të Madhe, skocezi Jim Dowson, ka një kohë të gjatë që po trajnon serbë e ndihmon serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve

Skocezi Jim Dowson, i cili përshkruhet si aktivisti më me ndikim në Britaninë e Madhe nga të djathtët, ka themeluar grupin nacionalist “British First” dhe në vitet e fundit ka qenë figurë qëndrore në “Kalorësit Tempullar Ndërkombëtar” – një grup militant i krishterë me bazë në Britani të Madhe.

BBC zbulon se Jim Downson qëndron pas një rrjeti të faqeve në Facebook me rreth 2.5 milionë ndjekës.

Çmimi më i ulët për anëtarësimin në grupin militant “KTI” është 65 funta, dhe deri tani ky grup ka arritur të mbledhë mijëra të tilla.

Për të parë se ku po shkonin disa nga paratë, BBC erdhi në Kosovë.

Ky rrjet i hulumtimit, ka zbuluar se grupi "KTI" ka arritur të dërgojë pajisje ushtarake në Kosovë duke përfshirë xhaketa anti-plumb dhe pajisje të komunikimit.

Downson është shfaqur në një video ku u  bën thirrje njerëzve të japin para për blerjen e pajisjeve, duke thënë se "kanë nevojë për gjëra praktike si syze për vizion gjatë natën”.

Jim Dowson në një video ka thënë se serbëve nuk nevojë të dërgohen armë, “pasi rajoni është i provuar me ta tashmë”, mirëpo në anën tjetër, ai ka furnizuar grupe të ndryshme të serbëve me pajisje ushtakake.

Materiali

Për të ndihmuar në përhapjen e mesazhit, KTI ka një faqe interneti dhe faqe në Facebook me pothuajse 600,000 ndjekës, me video të postuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa Lindore.

Image

Gjithashtu ka një kanal televiziv në internet, në të cilin transmeton video të filmuara në Serbi.

Videot që transmetohen në të, shpesh flasin për një luftë të afërt midis të krishterëve dhe myslimanëve dhe denoncojnë imigrimin masiv dhe "islamizimin" e Evropës.

Përmbajtja në faqen e Facebook të KTI-së është shumë më e zakonshme, me video që mbështesin trupat britanike duke tërhequr një audiencë të madhe.

Ky grup, i cili u largua nga Britania më 2014, u ndalua nga Facebook muajin e kaluar për shkelje të vazhdueshme të standardeve të bashkësisë së medias sociale. Krerët e saj u burgosën për krime të urrejtjes fetare më parë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat