Shuhet ashtu siç zgjodhi vet, fjalët e fundit të shkencëtarit britanik i cili kreu vetëvrasje vullnetare

Lajme

Shuhet ashtu siç zgjodhi vet, fjalët e fundit të shkencëtarit britanik i cili kreu vetëvrasje vullnetare

Më: 10 maj 2018 Në ora: 14:41
David Goodall i cili nuk ishte i prekur nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, tha se vendimin e kishte marrë nga fakti që pavarësia e tij kishte pasur trajektore rënëse ndër vite.

Shkencëtari 104-vjeçar, David Goodall ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke zgjedhur t’i jepte fund jetës në një klinikë të Zvicrës përmes eutanazisë.

Lajmi konfirmohet edhe nga organizata mbrojtëse e së drejtës për të vdekur.

Ekologjisti dhe botanisti i famshëm, i cili nuk ishte i prekur nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, tha se vendimin e kishte marrë nga fakti që pavarësia e tij kishte pasur trajektore rënëse ndër vite.

Goodall fluturoi nga Australia për në Zvicër, për t’iu nënshtruar vdekjes së asistuar, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve anembanë botës.

Në daljen e tij të fundit publike, ai tha se interesi i jashtëzakonshëm publik e kishte surprizuar atë. Goodall mbylli sytë qetësisht në orën 12:30 në Bazel, njoftoi “Exit International”.

Në një intervistë të muajit të kaluar, në përvjetorin e tij të lindjes, ai tha se “nuk ndihej i lumtur, donte të vdiste dhe se kjo nuk ishte edhe aq e trishtueshme. E trishtueshme do të ishte nëse dikush pengohet të vdesë”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat