Iowa e SHBA-së, shpreh interesim për produktet e Kosovës

Lajme

Iowa e SHBA-së, shpreh interesim për produktet e Kosovës

Më: 10 maj 2018 Në ora: 19:17
Ilustrim

Republika e Kosovës ka një partneritet të jashtëzakonshëm me Iowan e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është thënë në një konferencë për media të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë me një delegacion nga ky shtet që po qëndron në Kosovë.

Kryeshefi ekzekutiv në Odën Amerikane, ka thënë se ky partneritet do të sjellë rezultate edhe në vitet e ardhshme.

Gjenerali i Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, ka treguar se deri më tani kanë 77 partneritete të ndryshme më Kosovën.

Ndërsa Xhavit Gashi, konsulli i Kosovës në Iowa, ka thënë se qytetarët e shtetit të Iowas, po shprehin interesim për produktet e prodhuara në Kosovë.

Delegacioni prej 50 anëtarësh nga Iowa ditë më parë ka pasur takime edhe me krerët më të lartë të shtetit, në të cilën është thënë se “miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-se do të jetë e përhershme“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat