I akuzuari për planifikim të sulmit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, nuk paraqitet në gjykatë

Lajme

I akuzuari për planifikim të sulmit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, nuk paraqitet në gjykatë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:59
Pamje nga gjykimi

I akuzuari për terrorizëm Arton Ahmeti nuk është paraqitur në sallën e gjyqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për të dhënë fjalën përfundimtare.

Ahmeti bashkë më Visar Ibishishin dhe shtatë të akuzuar tjerë po gjykohen për organizimin e një sulmi terrorist, të parandaluar, gjatë zhvillimit ë të ndeshjes kualifikuese për kampionatin botëror Shqipëri-Izrael, në Shkodër.

Avokatja e Ahmetit i tha trupit gjykues që i akuzuari nuk i është përgjigjur në telefon sot, e as në katër ditët e fundit.

Po ashtu, ajo tha se njëjtë kanë vepruar edhe familjarët e te akuzuarit, gjatë ditëve të fundit.

Trupi gjykues morri vendim për shtyrë të seancës për 15 minuta.

Arton Ahmeti kishte pranuar fajësinë gjatë shqyrtimeve fillestare të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat