Firzi: Institucionet e kanë obligim ta ruajnë rininë - Bota Sot
Firzi: Institucionet e kanë obligim ta ruajnë rininë

Lajme

E hënë, 21 maj 2018

Firzi: Institucionet e kanë obligim ta ruajnë rininë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:14
“Ndryshuesve të Rinj”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), kanë prezantuar rezultatet e projektit të “Ndryshuesve të Rinj” në 12 komuna të Kosovës.

Përfaqësuesi i MASHT-it Ekrem Kastrati tha se organizata gjermane GIZ është një partner i cili e ka ndihmuar Kosovën në krijimin e kapaciteteve të saj në arsim.

Sipas tij programet si ky i  “Ndryshuesve të  rinj” po kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve kosovar duke i bërë anëtar përgjegjës në komunitet.

Kastrati: Besojmë në fuqinë e të rinjve tanë?

“Jemi mbledhur këtu sepse ne besojmë në fuqinë e të rinjve tanë, ne besojmë se çdo i ri ka potencial për tu përmbushur, ne besojmë që programet e tilla për të rinjtë mentorojnë fëmijët dhe së bashku zbatojnë iniciativa kanë efekte të mëdha në zhvillimin e edukimit jo formal dhe që padyshim kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve si anëtar të përgjegjshëm të unitetit vendor dhe Evropian. Gjithashtu ne besojmë në investimin e duhur që po e  bëjmë sepse ne dëshirojmë që të krijojmë mjedise ku të rinjtë përkrahen në mënyrë të të zhvillohemi edhe ne por edhe gjithë shoqëria  që të sjellim  më shumë promovim dhe mundësi për zbatimin e aktiviteteve të tilla”, u shpreh Kastrati.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi tha se institucionet e vendit e kanë obligim që t’i ruajnë të rinjtë e Kosovës pasi që janë resursi më i çmuar që ka.

Firzi: Institucionet e Kosovës e kanë obligim ta ruajnë rininë?

“Kosova kapitalin më të çmuar e ka rinin dhe këtë resurs dhe këtë rini është obligim i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për ta ruajtur dhe çmuar edhe sot në këtë aktivitet dhe në bashkërendim me të gjithë donatorët që janë në Republikën e Kosovës dhe që punojnë me sektorin e rinisë ne i jemi shumë falënderues për shkak se kemi punuar në një kohë bukur të gjatë me këtë organizatë me GIZ-in gjerman me të cilët i kemi bërë aktivitetet e përbashkëta “, ka thënë Firzi.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber se ideja e këtij projekti ishte riintegrimi i personave të kthyer në Kosovë konkretisht integrimi i fëmijëve në shkolla.

Oberhuber: Ideja është riintengrimi në shoqëri

“Ideja ishte që të shihet riintegrimi i personave të kthyer në mënyrë që të ketë punësim dhe aktivitete tjera për këta persona dhe programi për ndryshuesit rinj është një grup specifik i targetuar pra fëmijët që kthehen nga jashtë në Kosovë dhe dëshirojnë të integrohen plotësisht, të cilët kthehen në shkolla dhe fillimisht ndjehen të humbur dhe kanë nevojë për një mbështetje, ndryshuesit e rinj janë njerëz që këta do t’i përkrahin”, tha Oberhuber.

Eksperiencën e tij në këtë projekt para të pranishmëve e shpalosi edhe i riu nga Gjakova, Sinan Gushani i cili u shpreh se nga ky projekt ka përfituar disa aftësi si ajo e bashkëpunimit me institucionet të ndryshme, mentorimi, bashkëpunimi në grup etj.

Ndryshe, në projektin “Ndryshuesit e Rinj” kanë qenë të përfshirë gjithsej 100 të rinj nga mosha 6 deri në 15 vjet nga gjithsej  12 komuna të Kosovës./

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test