“More balosh”, “Qen bir qeni” – Konflikti verbal dhe fizik ndërmjet Halitit dhe Gashit

Lajme

“More balosh”, “Qen bir qeni” – Konflikti verbal dhe fizik ndërmjet Halitit dhe Gashit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:48
Perleshja ne Kuvendin e Kosoves

Në momentin kur po votohej për gjyqtarët e Kushtetueses, në Kuvend pati edhe një përplasje fizike.

Ishte nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti që e shtyu deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Por Haliti në një prononcim për lajmi.net e ka mohuar se e ka shtyer me qëllim Gashin. Madje ka akuzuar mediat se po rrejnë.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, ka thënë Haliti.

Në gjithë këtë situatë u përfshi edhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj i cili i doli në krahë Xhavit Halitit.

Por si erdhi deri te përlasja?

Gjatë seancës së djeshme që ishte mbajtur, deputeti i LDK-së kishte kërkuar një replikë me Milaim Zekën e Nismës.

Haliti që ishte kryesues në atë kohë i seancës, nuk ia dha fjalën Arben Gashit.

E këtu filloi gjithçka.

“Ski qare pa ma dhanë fjalën. More balosh”, i drejtohet Gashi deputetit të PDK-së. “Shko n’**** t’samës”, thotë tutje Gashi.

E ndaj kësaj reagon menjëherë Xhavit Haliti.

“Hiç s’ta jap fjalën, qen bir qeni”, dëgjohet teksa i thotë Haliti-Gashit.

Kohëve të fundit përplasjet ndërmjet Xhavit Haliti dhe deputetëve të LDK-së kanë qenë të ashpra.

Më herët, Haliti ishte përplasur edhe me Anton Çunin. :

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat