Afër gjysmë milioni pasuria e Ardian Gjinit

Lajme

Afër gjysmë milioni pasuria e Ardian Gjinit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:09
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Ai në këtë deklarim del se ka pasuri në vlerë prej 441 mijë e 500 euro.

Sipas deklarimit, Gjini posedon pasuri të paluajshtme, banesë me 61 metra katrorë në vlerë prej 30 mijë e 500 euro,  shtëpi  (e pa përfunduar) me 126 metra katrorë në vlerë prej 40 mijë euro,  shtëpi me 200 metra katror që e ka trashëgim nga prindi në vlerë prej 150 mijë euro si dhe një dyqan me  95 metra katrorë në vlerë prej 190 mijë euro.

Anëtari i AAK-së ka deklaruar edhe pasurinë e luajtshme, ku posedon veturë të tipit ‘Mercedes 320 CDI’ në vlerë prej 15 mijë euro dhe veturë të tipit ‘Opel Corsa’ në vlerë prej 3 mijë euro.

Më tej, Gjini sa i përket detyrimit financiar ndaj personave juridik dhe fizik, ka një kredi me qëllim të blerjes së pronës, në vlerë prej 13 mijë euro. I njëjti këtë e ka në kohëzgjatje deri në 5 vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat